Programi mësimor
Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2013
Tregtar me pakicë
dhe shumicë
Niveli I dhe II
Korniza e programit mësimor profesional Lëmi: Ekonomi
Profili: Tregtar me pakicë dhe shumicë, Kontabilist, Banka dhe Sigurime,
Shpedicion dhe Logjistikë
Niveli: I dhe II
13 Njoftime të përgjithshme për shkollimin
13 Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Tregtar me pakicë dhe shumicë” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e tregtarit me pakicë dhe shumicë. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për tregtar me pakicë dhe shumicë, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar që mundëson kalimin në studimet universitare,pas kalimit të maturës shtetërore dhe pajisjes me diplomë.
– Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Tregtar me pakicë dhe shumicë” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e tregtarit me pakicë dhe shumicë.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e tregtisë.
13 Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Tregtar me pakicë dhe shumicë është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e tregtisë;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
13 Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
13 Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Tregtar me pakice dhe shumice”, në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Tregtar me pakice dhe shumice” niveli II, nxënësi i nënshtrohet testit të brendshëm sipas rregullave te përcaktuara nga MASHT dhe pajiset me çertifikat .Pas përfundimit të procedurave të brendshme të shkollimin nga niveli i II-të nxënësi fiton të drejtën për t’ju nënshtruar prvimit të maturës që të fitoj diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
13 Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli I dhe II, i referohet kryerjes së veprimeve që lidhen me veprimtarinë ekonomike të organizatave të ndryshme publike ose private, që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Tregtar me pakicë dhe shumicë i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndonjë ndërmarrje tregtare apo kompani tregtare si asistent i profilit përkatës. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
– Klasifikon, fajlon materiale dhe dokumente.
– Përpilon bilance fillestare.
– Korespondon me biznese te vogla dhe lidh kontrata.
– Regjistron transaksione të thjeshta ekonomike në Librin kryesor.
– Kryen veprime me faturën
– Komunikon me mjetet e komunikimit, si telefon, fax, internet.
– Përdorë dhe mirëmban mjetet e zyrës, kompjuterin, shtypësin, skanerin, fotokopjuesin, etj.
– Mban arkën.
– Harton kërkesa dhe oferta.
– Kryen veprime me dokumentacionin e blerjes.
– Kryen veprime me dokumentacionin e shitjes.
– Llogaritë zhvlerësimin e mjeteve joqarkulluese.
– Mban evidenca elektronike në softuer (Excel,Word).
– Zbaton rregullat e punës me klient dhe partner.
– Përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim ngritjen profesionale.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Tregtar me pakicë dhe shumicë”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
– Planifikon blerjet dhe shitjet me pakicë dhe shumicë.
– Bën pranimin dhe deponimin e mallrave në depo.
– Kryen shërbime ndaj konsumatorëve në njësitë e mëdha të shitjes.
– Komunikon me profesionalizëm klientin.
– Koncepton etiketat e produkteve.
– Vendosë produktet në rafte në njësitë e vogla të shitjes.
– Bën kalkulimin e marzhës.
– Përcjellë procedurat e transportit rrugor dhe hekurudhor të mallrave.
– Kryen studime të thjeshta tregu.
– Përgatitë reklama të thjeshta.
– Zbaton legjislacionin në fushën e tregtisë.
– Organizon punen dhe e menaxhon ne nje biznes te vogel individual
– Ploteson dhe llogarit Dokumentin Unik Doganor DUD-in