Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2013
Laborant i kimisë
Niveli I dhe II
Profili: Laborant i kimisë
Niveli: I dhe II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Laborant i kimisë” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e laborantit të shkencave të natyrës. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për laborant të kimisë, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson të drejtën për t’ju nënshtruar testit të maturës , e cila ju lejon nxënësëve kalimin edhe në studimet universitare.
– Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Laborant i kimisë”, për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e laborantit të shkencave të natyrës.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e laboratorit të shkencave të natyrës.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për laborant të kimisë është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e laboratorit të shkencave të natyrës;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Laborant të kimisë”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Laborant i kimisë” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Laborant i kimisë niveli II, ju mundëson të drejtën për t’ju nënshtruar testit të maturës , e cila ju lejon nxënësëve kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Laborant i kimisë”, niveli I dhe II, u referohet punëve në laboratorët e shkencave të natyrës, institucione arsimore dhe në ndërmarrje prodhuese që shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e punës në Kosovë. Nisur nga kjo nxënësi për Laborant të kimisë i nivelit I mund të punësohet në laboratorë të ndërmarrjeve prodhuese (firma, kompani), institucione shëndetësore, shkencore-hulumtuese dhe arsimore, që kryejnë punë të lidhura me mirëmbajtjen e laboratorëve, matje laboratorike, analiza, testime, në lëmin e shkencave të natyrës në përgjithësi dhe nxënësi për Laborant të kimisë i nivelit II, mund të punësohet në laboratorë të kimisë në veçanti. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Laborant i kimisë”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Laborant i kimisë”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Laborant i kimisë”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përgatitë vendin e punës dhe sistemon mjetet laboratorike.
- Përdorë dhe mirëmban mjetet laboratorike.
- Kujdeset për ruajtjen e komponentëve kimike.
- Zbaton përdorimin e masave të sigurisë gjatë punës në laborator.
- Përdorë instrumentet matëse të temperaturës, masës, vëllimit etj.
- Bën llogaritjet elementare në bazë të matjeve.
- Mbledhë të dhënat nga matjet, në veçanti duke shfrytëzuar përpunimin e të dhënave dhe e përgatit dokumentacionin për këto matje.
- Përdorë materialet dhe pajisjet në mënyrë korrekte, duke respektuar rregullat për sigurinë dhe mbrojtjen në laborator dhe rregullat për mbrojtjen e mjedisit.
- Respekton procedurat e sigurisë dhe kontrollet e sigurisë.
- Përgatitë vendin e punës për kryerjen e analizës cilësore organike përgatitë aparaturën për kryerjen e analizës.
- Përgatitë mostrën dhe zhvillon reaksione për lidhje me identifikimin e përbërësve kryesor të komponimeve organike.
- Zbaton ecurinë metodike të metodës cilësore organike.
- Kryen identifikimin e përbërësve të mostrës me përbërje organike.
- Vendosë substancat reaguese në enë për reaksion dhe të zbaton veprimet tjera adekuate.
- Vrojton rrjedhën e eksperimentit përmes dukurive karakteristike.
- Hulumton vetitë karakteristike të substancës së përftuar.
- Zbatojë ecurinë metodike të metodës për përftimin e substancës organike
- Përdorë mikroskopin dhe akcesoriet e mikroskopit.
- Përgatitë preparate botanike dhe zoologjike të përkohshme dhe të përhershme.
- Mirëmban mjetet zmadhuese optike.
- Përgatitë preparate in toto (nga organizmi i tërë, organet e tij apo sistemet e organeve).
- Ndërton akuariumin dhe akuaterariumin.
- Përgatitë preparate in toto (nga organizmi i tërë, organet e tij apo sistemet e organeve)
- Kultivon, ushqen dhe përgatitë për eksperiment kafshët laboratorike (bretkosa, minj, kavie).
- Përgatitë substratin ushqyes dhe kultivon mikroorganizmat.
- Mbledhë, konservon dhe etiketon insekte dhe artropode tjera tokësore.
- Mbledhë shtazë të planktonit dhe bentosit në ekosistemet e ujërave tokësore.
- Mbledhë, gjuan dhe konservon kurrizor ujor dhe tokësor.
- Përdorë kurthe të ndryshme dhe rrjeta për gjuajtjen e kurrizorëve të ndryshëm tokësor.
- Përgatitë preparate të lëngëta dhe të thata të shtazëve.
- Mbledhë dhe konservon materialin bimor të mjediseve të ndryshme jetësore.
- Përgatitë herbariumin.
- Përzgjedhë dhe kalibron pajisjet e duhura për matje elektrike, magnetike dhe optike.
- Kontrollon gatishmërinë e burimeve të rrymës dhe tensionit, elektrometrit, ampermetrave, voltmetrave, rezistorëve, mikroskopit optik, spektroskopit dhe interferometrit.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Laborant i kimisë”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
- Përzgjedhë dhe përgatitë pajisjet dhe mjetet e duhura për realizimin e analizave cilësore dhe sasiore në laboratorin e kimisë.
- Përgatitë tretësirat standarde me përqendrim të njohur, indikatorët dhe reagensët tjerë që duhen gjatë punës në laboratorin e kimisë.
- Instalon instrumentet dhe pajisjet tjera laboratorike në laboratorin e kimisë dhe kujdeset për to.
- Kryen kalibrimin e pajisjeve dhe aparaturave në laboratorin e kimisë.
- Mirëmban dhe riparon mjetet dhe pajisjet në laboratorin e kimisë.
- Përcakton cilësinë e produkteve të ndryshme duke aplikuar metoda të ndryshme fiziko-kimike (metodat optike, metodat instrumentale etj.) në laboratorin e kimisë.
- Përcakton parametrat rëndësishëm fiziko-kimik të yndyrave dhe vajrave (numrin saponifikues, numrin esterik, numrin jodik etj.) në laboratorin e kimisë.
- Zbaton metodat e analizës cilësore për identifikimin e përbërësve në mostër.
- Zbaton metodat e analizës sasiore për përcaktimin sasior të përbërësve në mostër.
- Përcakton cilësinë e lipideve dhe aplikon metodat për përcaktimin e lipideve sipas Soxlet-it, Weibull-it dhe Stold-it në lëndën e parë ose në produkte të ndryshme ushqimore.
- Përcakton fortësinë e ujit që përdoret për furnizim të vendeve urbane (uji i pijshëm) dhe ujit që përdoret për industri.
- Përpunon të dhënat pas procesit të matjeve dhe përcaktimit në laboratorin e kimisë.
- Interpreton rezultatet e përcaktimeve dhe matjeve në laboratorin e kimisë.
- Përgatit raport të shkruar në lidhje me rezultatet e matjeve në laboratorin e kimisë.

- Përdor materialet dhe pajisjet në mënyrë korrekte, duke respektuar rregullat për sigurinë dhe mbrojtjen në laborator dhe rregullat për mbrojtjen e mjedisit.