Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2013
Lavërtari-Perimtari
Niveli I dhe II
Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Bujqësi
Profili: Lavërtari-Perimtari
Niveli: I dhe II
Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Lavërtari-Perimtari” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e lavërtari-perimtari. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për lavërtari-perimtari si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Lavërtari-Perimtari” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e lavërtari-perimtarisë.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e lavërtari-perimtarisë.
1. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Lavërtari-Perimtari është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhëshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe europian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e lavërtari-perimtarisë;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
2.Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Lavërtari-Perimtari”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
2. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Lavërtari-Perimtari” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Lavërtari-Perimtari”, niveli II, u lejon nxënësve të drejtën për t’i nënshtruar testit të maturës. Pas përfundimit të suksesshëm të testit të maturës, fiton të drejtë në shkollimin e lartë universitar.
3. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Lavërtari-Perimtari”, niveli I dhe II, u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e punimeve në drejtimin e prodhimit bimor me gjithë shumësinë e llojeve, kultivarëve dhe hibrideve ekzistuese që kultivohen në sipërfaqe të mëdha apo të vogla si në ara, kopshte dhe serra, që janë aktivitete strategjike për prodhim të ushqimit dhe që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Lavërtari-Perimtari i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje prodhuese bujqësore, por edhe nё ferma të vogla dhe serra. Njëkohësisht ai mund të vetë punësohet nё sektorin e prodhimit bimor. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune tё konsiderueshme, ai mund tё krijojë një biznes tё vetin nё kёtё sektor dhe tё punёsojё edhe tё tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Lavërtari-Perimtari”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Lavërtari-Perimtari”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundëshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatëshme të veprimtarive profesionale të ardhëshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Lavërtari-Perimtari”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
– Përgatit vendin e punës.
– Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.
– Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.
– Respekton standardet e profesionit.
– Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
- Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës - mekanizimin bujqësor.
- Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë në ara dhe serra.
- Përzgjedh veglat tërheqëse të traktorit
- Drejton traktorin.
- Lëvron tokën, kryen punime plotësuese,
- Identifikon tipat e ndryshme të tokës
- Mbjell, ushqen bimët lavërtare-perimore;
- Identifikon dhe lufton barërat e këqija në sipërfaqet e punuara.
- Kultivon livadhet dhe kullosat natyrore dhe ato të mbjella
- Kontrollon prodhimin, kositjen, terjen e sanës dhe jonxhës nga livadhet
- Zbaton rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes së mjedisit
- Përgatit vendin dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshme në njësinë prodhuese.
- Përzgjedh dhe ruan plehrat e stallës dhe ato kimike
- Respekton standardet e profesionit.
- Përdor në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim ngritjen profesionale.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Lavërtari-Perimtari”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
- Përcakton afatet e mbjelljes, kultivimit dhe korrjes për kulturat lavërtare -perimore
- Përgatit skema dhe plane shumë vjeçare të qarkullimit bimorë fushor,
- Prodhojë drithëra, bimët industriale, mihëse, perime në fusha e mjedise të mbrojtura.
- Bëjë vjeljen, transportimin dhe ruajtjen prodhimeve lavërtare-perimore
- Kryen llogari të thjeshta ekonomike rreth prodhimit të bimorë .
- Kontrollojë dhe pranojë lëndën e parë në depo
- Kryej ujitje dhe kullim,
- Zbatojë rregullat e sigurisë teknike dhe të mjbrojtjes se mjedisit
- Organizojë punën dhe të mbaj ekonominë e fermës, mirëmbaj mjedisin e fermës.