Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2013
Arkitekturë
Niveli I dhe II
Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Ndërtimtari
Profili: Arkitekturë
Niveli: I dhe II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Arkitekturë” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e arkitekturës. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për arkitekturë, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Arkitekturë” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e teknikut të arkitekturës.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Arkitekturë është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e arkitekturës dhe ndërtimtarisë;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Arkitekturë”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Arkitekturë” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Arkitekturë”, niveli II, u lejon nxënësve për të fituar diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Arkitekturë”, niveli I dhe II, u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e punimeve të ndërtimit, zdrukthëtarisë, axhusterisë, hortikulturës (lulishteve), enterierëve, apo punëve në muze dhe galeri arti, apo në byro projektuese në sektorin e ndërtimtarisë, që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Arkitekturë i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që japin shërbime që kanë të bëjnë me projektimin e ndërtesave, mobilieve, lulishteve si dhe ndërtimin e objekteve të ndryshme. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Arkitekturë”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Arkitekturë”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efikase.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Arkitekturë”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
– Përgatitë vendin e punës.
– Përzgjedhë veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.
– Përdorë dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.
– Zbaton standardet e ndërtimit gjatë kryerjes së punimeve.
– Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
– Lexon dhe interpreton skema të thjeshta dhe dokumentacionin teknik të objekteve të thjeshta ndërtimore dhe arkitektonike.
– Incizon (mat) elemente të objekteve të thjeshta.
– Përgatitë llaçin.
– Bën muratimin e mureve me materiale dhe dimensione të ndryshme.
– Bën muratimin e mureve ndarëse.
– Bën punimin e themeleve.
– Bën vizatimin teknik të elementeve të thjeshta të objekteve me vlerë arkitektonike.
– Bën vizatimin teknik me CAD 2d nga një vizatim i thjeshtë më parë i realizuar me dorë të lirë.
– Përcjellë zhvillimet e arkitekturës, artit, kulturës dhe teknologjisë në përgjithësi.
– Zbaton rregullat për ruajtjen e vlerave të trashëguara.
– Përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Arkitekturë”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
– Lexon dhe interpreton detaje nga projekti.
– Bën punimin e modeleve të thjeshta arkitektonike.
– Bën vizatimin teknik me 3D nga një vizatim i thjeshtë i realizuar më parë në 2d etj.
– Bën konstruktimin e peisazheve të thjeshta arkitektonike.
– Bën projektime të thjeshta të rregullimit të interierit.
– Punon në mënyrë të pavarur për të zgjidhur projekte të thjeshta e të natyrave të ndryshme që paraqiten në momente (situata) të caktuara.