Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi, 2012
TEKNOLOGJI USHQIMORE
Niveli I dhe II
Lëmia: Teknologji ushqimore
Profili: Teknologji ushqimore
Niveli: I dhe II Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Teknologji ushqimore” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e Teknologjise ushqimore. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për teknologji ushqimore, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Ky dokument përmban elemente kurrikulare të profilit mësimor “Teknologji ushqimore” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e teknologut ushqimor.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e teknologjisë ushqimore.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Teknologji ushqimore është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhëshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe europian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e teknologjisë ushqimore;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Teknologji ushqimore”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Teknologji ushqimore” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Teknologji ushqimore” në nivelin II, u jepet nxënësve të drejtë për të hyrë në testin e maturës shtetrore, dhe pas përfundimit me sukses të sajë, mundë të vazhdojnë studimet universitare.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Teknologji ushqimore”, niveli I dhe II, u referohet punëve në industritë ushqimore, të cilat kryhen pёr përpunimin e lëndëve tё para ushqimore. Nisur nga kjo nxënësi për Teknologji ushqimore i nivelit I dhe II mund të punësohet në industritë ushqimore që merren me përpunimin mishit dhe prodhimeve nga mishi, peshkut, vezëve, qumështit, drithërave, pemëve, perimeve, bimëve në këtë sektor të prodhimit. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një bisnes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
6. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Teknologji ushqimore”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundëshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatëshme të veprimtarive profesionale të ardhëshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Teknologji ushqimore”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përgatit vendin e punës për pranimin e lëndëve të para ushqimore.
- Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.
- Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.
- Respekton standardet e profesionit.
- Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
- Mban higjenën në repartet e përpunimit, paketimit dhe depozitimit të lëndëve të para,
- Pranon, analizon, ruan dhe dorëzon në përpunim të lëndës së parë ushqimore,
- Klasifikon lëndët e para ushqimore;
- Transporton lëndët e para brenda repartit;
- Ruan lëndët e para dhe prodhimet ushqimore;
- Përgatit kafshët për mjelje;
- Ambalazhon lëndët e para ;
- Kryen përpunimin primar të lëndëve të para ushqimore (drithërave, pemëve, perimeve, mishit, qumështit) ;
- Ambalazhon prodhimet ushqimore,
- Ruan prodhimet ushqimore,
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
- Përgatitë vendin e punës dhe kujdeset për sigurin në punë;
- Mban higjienën në industrin e përpunimit të ushqimeve;
- Kryen inspektimin dhe marrjen e mostrave për analizë;
- kryen analizën e cilësisë së ushqimeve;
- kryen operacione teknologjike pune me makina përkatëse;
- pёrgatit kafshёt dhe shpendёt pёr therrje.
- realizon tualetin (pastrimin) e trupave.
- bën seleksionime tё ndryshme gjatё procesit teknologjik.
- mbushё konservat.
- largon mbeturinat teknologjike.
- dёrmon rrushin pёr prodhimin e verёs dhe distilateve.
- mbush enёt e fermentimit pёr prodhimin e verёs, distilateve
- largon bёrsitё.
- largon pjesёt e panevojshme tё frutave dhe perimeve.
- pёrgatit shurupin pёr produktin e pёrqendruar me sheqer.
- pёrgatit tretёsira tё ndryshme pёr konservat e frutave dhe perimeve.
- Prodhon krem, gjalpë, akullore, kos dhe djathra të ndryshëm;
- Prodhon lloje të ndryshme të sallamev-suxhukëve, proshutave, burgerave etj.
- Prodhon produkte të ndryshme tradicionale nga qumështi, mishi, drithrat, peme-perimet etj;
- Amballazhon, ruan prodhimet ushqimore sipas standarteve;
- Bën marketing dhe shitje të prodhimeve ushqimore.