Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Programi mësimor
ARSIMI PROFESIONAL
Programi pilot 2012
Agrobiznesi
Niveli I
Klasa 10-11
Niveli II
Klasa 12
A. Korniza e programit mësimor për Profilin “Agrobiznesi”, Niveli I dhe II.
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin “Agrobiznesi” trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë dhe ofrohet në shkollat profesionale, në dy shkallë (nivele):
- Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore, i përgatit nxënësit për nivelin fillestar (hyrës) të punësimit në profesionin e agrobiznesit. Jep një çertifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit më përgatitje gjysem i kualifikuar dhe mundëson kalimin në shkallën e dytë të arsimimit profesional.
- Niveli i dytë, me kohëzgjatje një vit mësimor pas përfundimit të shkallës së parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës si dhe vazhdimin e studimeve në nivele më të larta. Jep një çertifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punëtorit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në shkallën e tretë të arsimimit profesional (niveli teknik-manaxherial) ose në kurset urë (një vjeçare) që lejojnë kalimin në studimet universitare ose post-sekondare.
Arsimimi në profilin “Agrobiznesi” përmban përgatitjen për disa profile të ngushta të lëmisë së Bujqësisë
Kurrikuli i profilit “Agrobiznesi”, niveli I dhe II, është i strukturuar me lëndë dhe module mësimore, si më poshtë:
- grupi i lëndëve teorike të kulturës së përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
- grupi i moduleve mësimore profesionale, teorike-praktike, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat e nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit për Agrobiznes, Niveli I dhe II, është zhvillimi i personalitetit të nxënësve per t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale.
Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë nxënësve:
- Mundësië e përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme per të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e trajnimit profesional të mëtejshëm;
- Kushte për të njohur dhe zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në fushën agrobiznesit.
- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm per rolin që mund të luajnë në shoqëri.
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjen e disiplines, kuriozitetin itelektual dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësit që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.
- Mbështetje per te çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre dhe për të marrë përgjegjësi në proçesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjelltë nëpërmjet përvojes së punës praktike.
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit Europian.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Agrobiznes”, shkalla I, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetsore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer shkollën e mesme të lartë.
Në raste të veçanta, kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa kapacitetet reale të shkollave profesionale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime të veçanta me kritere pranimi të posaçme për këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Agrobiznesi” në Nivelin I, i lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në njërin nga profilet mësimore të Nivelit II të kësaj lëmie.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin “Agrobiznesi”, niveli II, i lejon nxënësve hyrjen në testin e matures, dhe pas përfundimit me suksesë të saj, kanë të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Agrobiznes”, Niveli I dhe II, i referohet veprimtarive nё bujqёsi, të cilat kryhen pёr kultivimin e bimёve tё ndryshme si dhe rritjen e kafshёve të fermёs. Nisur nga kjo, Agrobiznesi i nivelit I mund të punësohet në ndërmarrje të vogla bujqësore ose mund të punojë individualisht duke shërbyer sipas kërkesave të klientëve. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
1. Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në Profilin “Agrobiznesi”, Niveli I dhe II, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme të cilat do t’i shërbejnë atij në përvetësimin e me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Në kontekstin e pavarësisë në vendim-marrje, të tregojë vet-kontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt proçesin e të nxënit e tij dhe të shfaqë gadishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vet-vlerësojë nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
2. Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Agrobiznesi”, Niveli i I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
- Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.
- Përdorë dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.
- Identifikon tipet e ndryshme të tokës.
- Drejton dhe mirëmban traktorin.
- Përzgjedh dhe ruan plehrat e stallës dhe ato kimike.
- Prodhon fidane të perimeve dhe bimëve dekorative.
- Kultivon bimët perimore ne ambiente te hapura.
- Përdorë mekanizimin e bujqësisë.
- Lëvron tokën dhe kryen punime plotësuese.
- Mirëmban mekanizimin e bujqësisë.
- Mbjell bimët bujqësore.
- Kultivon kultura lavertare.
- Kultivon bimёt në sera.
- Kontrollon mikroklimën në sera.
- Rregullon dhe mirëmban kopshtet me bimë dekorative.
- Kultivon pemё frutore.
- Bënë shtimin e pemëve frutore.
- Ushqen kafshët.
- Kujdeset për shëndetin dhe higjienën e kafshëve.
- Kujdeset për shtimin e kafshëve.
- Mbledh prodhimet blegtorale.
- Bënë vjeljen e prodhimeve bujqësore.
- Përzgjedh prodhimet bujqësore.
- Paketon prodhime bujqësore dhe bimë dekorative.
- Benë ruajtjen e prodhimeve bujqësore.
- Transporton prodhime bujqёsore e blegtorale.
- Respekton standardet e profesionit.
- Bënë marketing per prodhimet bujqësore.
- Bënë shitjen e prodhimeve bujqësore.
- Kryejë veprime që lidhen me funksione udhëheqëse në fermë.
- Kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike që lidhen me veprimtarinë në fermë.
- Aplikon masa për mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet.
- Përdorë në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjës profesionale.
Me vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në Profilin “ Agrobiznesi”, Niveli i II “, nxënësi do të rrisë në një nivel më të lartë kompetencat e fituara në shkallën e parë, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
- Hulumton faktoret dhe kushtet e aktiviteteve bujqësore
- Analizon segmentet ekonomike të aktiviteteve bujqësore
- Kalkukon amortizimin e mjeteve dhe paisjet tjera të ndërrmarrjejes bujqësore
- Bënë organizimin e transportit dhe furnizimin e ndërrmarrjes me karburant-vajra.
- Bënë normimin dhe vlerësimin e detyrave të punës në prodhimtarinë bujqësore
- Harton ofertën për shitje të produktit
- Harton kërkesë për blerje të produktit
- Kryen veprime me dokumentacionin e procesit të blerjes.
- Kryen veprimet në raste parregullsish
- Përgatitë dokumentacionin për shitje
- Kryen veprimet në rast të reklamimit të produktit
- Harton dhe demostron planin fillestar për hartimin e projektit menaxhues
- Bënë hulumtimin e tregut për realizimin e projektit
- Përgaditë planin e marketingut
- Analizon koston dhe mjetet e nevojshme financiare për projek
- Regjistron dhe llogarit të hyrat nga shitjet
- Analizon kërkesat për pajisje dhe llogarit amortizimin e tyre
- Menaxhon rrezikun gjatë realizimit të projektit
- Benë vlerësimin e arritjes së prodhimit, krahasimin e rezultateve sipas planit të percaktuar
- Përcakton veprimet korigjuese nëse është e nevojshme
- Përpilon tabelën e një bilanci të thjeshtë fillestar
- Kryen regjistrimin e zërave të aktivit dhe pasivit në bilanc
- Zgjedh dhe bart zërat nga bilanci fillestar në librin kryesor
- Bënë regjistrimin e transaksioneve të thjeshta në librin kryesor
- Identifikon dhe percakton ndotësit e mjedisit
- Bënë organizimin e aktiviteteve dhe zgjidhjen e problemeve mjedisore
- Kontribon në realizimin e veprimtarisë për mbrojtjen e mjedisit