Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Programi 2009
Përpunimi i metaleve
Niveli I dhe II
Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Kimi-Teknologji
Profili: Përpunimi i metaleve,
Niveli: I dhe II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “Përpunimi i metaleve” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e përpunimit të metaleve. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për përpunimin e metaleve, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Ky dokument përmban dokumentet kurikulare të profilit mësimor “Përpunimi i metaleve” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore:
(i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
(ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e Përpunimi i metaleve.
(iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e përpunimit të metaleve.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Përpunimi i metaleve është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e përpunimit të metaleve;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Përpunimi i metaleve”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Përpunimi i metaleve” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Përpunimi i metaleve”, niveli II, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në shkallën III (të punonjësit me shkathtësi të larta) në të njëjtin profil mësimor, për të fituar diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Përpunimi i metaleve”, niveli I dhe II, u referohet punëve në ndërmarrjet që merren me ofrimin e shërbimeve në sektorin e përfitimit të metaleve që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Përpunimi i metaleve i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që japin shërbime që kanë të bëjnë me prodhimin e metaleve, pra mund të punësohet në kapacitetet e prodhimit në miniera sipërfaqësore e nëntokësore dhe metalurgji prodhuese e përpunuese. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Përpunimi i metaleve”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Përpunimi i metaleve”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më eficiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Përpunimi i metaleve”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
– Përgatit vendin e punës.
– Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë.
– Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës.
– Respekton standardet e profesionit.
– Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
– Punon me vegla dhe pajisje laboratorike.
– Kryen operacione dhe përdor kemikaliet.
– Kryen punime për përgatitjen metalurgjike të xehes, shkrirja, rafinimi, derdhja.
– Kryen punime për përpunimin e metaleve me derdhje,
– Kryen punime për përpunimin e metaleve me deformim plastik,
– Kryen punime për përpunimin termik i metaleve.
– Kryen veprime praktike për shkrirjen e sharzhës në furrëlartë dhe furrë elektroreduktuese,
– Hap dhe mbyll vrima në furrë për produktet e shkrirjes,
– Përgatit sharzhës për procesin e prodhimit të metaleve,
– Përgatit pajisjet dhe furrat metalurgjike për përftimin e metaleve,
– Kryen veprime praktike për sistemin e derdhjes në shtypje të ulët,
– Kryen veprime praktike për sistemin e derdhjes në shtypje të lartë,
– Kryen punime mekanike dhe me dorë të kallëpeve për derdhje,
– Kryen punime mekanike dhe me dorë të bërthamave për derdhje,
– Kryen laminimin e shiritave dhe profileve në të nxehtë dhe në të ftohtë,
– Përdor pajisjet për procesin e laminimit,
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Përfitimi i metaleve”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë:
– Bën kontrollin e pajisjeve dhe materialeve për përpunimin e metaleve
– Kryen veprime praktike për përpunimin termik të metaleve
– Kryen veprime praktike për përpunimin e metaleve të çmuara në gjendje të lëngët
– Kryen veprime praktike për përpunimin e metaleve të çmuara me deformim plastik
– Kontrollon materialet metalike