Historiku i shkollës
Shkollla e mesme e lartë profesionale ka filluar të funksionojë si shkollë e pavarur nga shkolla amë Shkolla e Mesme Teknike ,,Lutfi Musiqi” me vendimin e MASHT nr.104/01B me datë 11.11.2004 me emrin ,,Latif Berisha”. Nga data 28.09.2005 është bërë edhe ndarja fizike e shkollës.
Me vendimin e MASHT nr.571/01-B të datës 18.12.2009 shkolla emërtohet SHMP,,Bahri Haxha’’
Shkolla e Mesme e lartë profesionale që nga koha e pavarsimit e deri tani ofron gjashtë drejtime me profile përkatëse:
Drejtimet janë: Bujqësi
Ekonomi
Kimi-Teknologji
Tekstil
Ndërtimtari
Hoteleri
Në vitin shkollor 2013/14 janë të regjistruar 1322 nxënës.
Mësimi zhvillohet në tri nivele: Niveli I-klasa X,XI, niveli II-klasa XII, niveli III klasa XIII, mësimi zhvillohet në dy ndërrime.
Shkolla Profesionale ,,Bahri Haxha” është renovuar në vitin 2009 me ndihmën donacionit te ofruar nga bashkëpunimi i organizatës qeveritare daneze Danida me ministrin e arsimit dhe Komunën tonë.
Pas renovimit shkolla ofron kushte të mira për zhvillimin e procesit mësimor. Shkolla poashtu është pajisur me kabinete, laboratore , firma ushtrimore si edhe me mjete të konkretizimit për lënëdë të ndryshme që kanë mundësuar realizimin me sukses të praktikës profesionale.
Duhet cekur se donacionet janë përqëndruar sidomos ne drejtimin e Bujqësisë konkretisht ne profilet: Hortikulturë, Pemtari-Vreshtari, Lavertari-Perimtari, Teknologji ushqimore.
Për zhvillimin e praktikës profesionale në këto profile shkolla ofron mundësi shumë të mira pasi që ajo posedon dy serra me siperfaqe 3 ari secila, të cilat janë të vendosura në oborrin e shkollës, nw vitin 2014 wshtw ngritur pemishtja me 200 fidane tw mollws me tri varietete . Në njërën serrë kultivohen perimet e ndryshme ndërsa në tjetrën bimët dekorative.
Shkolla poashtu në fshatin Vërnicë ka pemishten prej 1 ha si dhe ne fshatin Maxhunaj ka nje parcelë 4 ha për kultura të ndryshme bujqësore.
Për kryerjen e të gjitha punëve shkolla është pajisur me makineri bujqësore nga zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA.
Që nga data 22. 11. 2010 në shkollë është themeluar firma ushtrimore e bujqësisë në të cilën nxënësit kanë mundësi që të aftësohën për ndërmarrësi konkretisht për krijimin e bizneseve.
Në shkollë ekziston Qendra për shërbim të nxënësve që financohet nga zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA e cila ka për qëllim që t’i përgatis nxënësit e këtyre profileve për tregun e punës.
Laboratori i bujqësisë i pajisur shumë mirë shfrytëzohet edhe për realizimin e praktikës profesionale për profilet e drejtimit Kimi –Teknologji.
Në shkollë poashtu në mars 2011është themeluar Firma ushtrimore e ekonomisë me ndihmën e SWISS CONACT e cila takon drejtimit të Ekonomisë. Në këtë firmë realizojnë praktikën profesionale nxënësit e profileve të ekonomisë.
Në vitn 2014 shkolla është pajisë me kabinetin e tekstilit dhe kabinetin e ndërtimtarisë.
Shkolla ka një bashkëpunim të mirë me qëllim të realizimit të praktikës profesionale për nxënës edhe me institucione, fabrika dhe biznese te ndryshme
Nxënësit e drejtimit të Tekstilit, falë bashkpunimit shumë të mirë të shkollës më fabrikën e tekstilit ,,KOTEX’’ në Vushtrri kanë mudësi të realizojnë pjesën praktike.
Për drejtimin e Ndërtimtarisë shkolla është e pajsur me mjete adekuate për praktikën profesionale. Përveç kësaj nxënësit e realizojnë praktikën edhe në ndërrmarje ndërtimore.