Korniza e programit mësimor profesional
ARSIMI PROFESIONAL
Mbrojtja e bimëve
Niveli I dhe II
Korniza e programit mësimor profesional
Lëmi: Bujqësi
Profili: Mbrojtja e bimëve
Niveli: I dhe II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në profilin mësimor “mbrojtja e bimëve” trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë dhe ofrohet në shkollat profesionale, në dy nivele:
- Niveli i parë e arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për nivelin fillestar (hyrës) të punësimit në profesionin e mbrojtjes së bimëve. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale si punonjës gjysmë i kualifikuar (ndihmës) në këtë profesion dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional (punonjës i kualifikuar).
- Niveli i dytë, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale si punonjës i kualifikuar-Mbrojtës i bimëve në këtë profesion.I përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional me mundësi të mëdha integrimi në tregun e punës. Jep diplomën e maturës për përgatitjen profesionale si punonjës me shkathtësi të larta në këtë profesion – mbrojtja e bimëve, si dhe mundëson kalimin në studimet post-sekondare ose studimet e larta universitare.
Ky dokument përmban kornizën e programit mësimor profesional si dhe programet lëndore dhe përshkruesit e moduleve të profilit mësimor “ mbrojtja e bimëve”, vetëm për nivelet I dhe II. Plani mësimor është i strukturuar në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike) të ndara në katër grupe kryesore:
- Grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
- Grupi i lëndëve zgjedhore, që synojnë orientimin e nxënësve për shkollim të mëtejshëm dhe i ndihmojnë ata në përcaktimin e drejtimit të karierës së ardhshme profesionale.
- Grupi i lëndëve teorike të teorisë profesionale, që synojnë konsolidimin e koncepteve shkencore te nxënësit, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proçeset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e Mbrojtjes së bimëve.
- Grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të Mbrojtjes së bimëve, të nevojshme për tu integruar me sukses në tregun e punës.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit profesional (dy nivelesh) për mbrojttjen e bimëve është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale.
Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë nxënësve:
- Mundësitë e përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Kushte për të njohur dhe zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në fushën e mbrojtjes së bimëve në profilin teknik i mbrojtjes së bimëve.
- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri.
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike.
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit Evropian.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për mbrojtës të bimëve”, nivelet I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetsore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa kapacitetet reale të shkollave profesionale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime të veçanta me kritere pranimi të posaçme për këto shkolla.
4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “mbrojtja e bimëve” në nivelin I, i lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “ mbrojtja e bimëve”, niveli II, i lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit, për të fituar diplomën e maturës, dhe pas përfundimit të saj me suksesë, kanë të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
5. Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “ mbrojtje të bimëve”, nivelet, I dhe II, i referohet punimeve në drejtimin e Mbrojtjes së bimëve me gjithë shumësinë e llojeve të bimëve, dëmtuesve, sëmundjeve, llojeve të barërave të këqija, kultivarëve dhe hibrideve ekzistuese që kultivohen në sipërfaqe të mëdha apo të vogla si në ara, kopshtie, pemishte e serra, që janë aktivitete strategjike për prodhim të ushqimit dhe ka rëndësi mbrojtja e tyre.
Nisur nga kjo, “mbrojtja e bimëve”, i niveleve I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje prodhuese bujqësore, barnatore bujqësore, por edhe nё ferma të vogla dhe serra. Njëkohësisht ai mund të vetë punësohet nё sektorin e prodhimit bimor.
Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune tё konsiderueshme, ai mund tё krijojë një biznes tё vetin nё kёtё sektor dhe tё punёsojё edhe tё tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
1. Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “ mbrojtja e bimëve”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij në përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim.
Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “ mbrojtës të bimëve”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Në kontekstin e pavarësisë në vendim-marrje, të tregojë vet-kontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt proçesin e të nxënit e tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vet-vlerësojë nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
2. Kompetencat profesionale
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në Profilin mësimor “ mbrojtja e bimëve”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës - mekanizimin bujqësor.
- Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë në ara dhe në mbrojtjen e bimëve.
- Përzgjedh veglat tërheqëse të traktorit
- Drejton traktorin.
- Lëvron tokën, kryen punime plotësuese,
- Identifikon tipat e ndryshme të tokës
- Mbjell, ushqen bimët lavërtare-perimore,pemëtare, vreshtare, etj;
- Identifikon dhe lufton sëmundjet, dëmtuesit në sipërfaqet e punuara.
- Zbaton rregullat e sigurisë teknike dhe të mbrojtjes së mjedisit
- Përgatit vendin dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshme në njësinë prodhuese.
- Përzgjedh dhe ruan plehrat e stallës dhe ato kimike
- Respekton standardet e profesionit.
- Përdor në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim ngritjen profesionale.
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në Profilin mësimor “ mbrojtja e bimëve”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetencat të tjera profesionale si më poshtë:
- Bejë prognozimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barërave të këqija
- Përcakton afatet e mbrojtes së bimëve gjatë kultivimit të tyre
- Përgatit skema dhe plane shumë vjeçare të qarkullimit bimorë fushor më qëllim të mbrojtjes së bimeve dhe ruajtjes së pjellorisë së tokës,
- Kryen llogari të thjeshta ekonomike rreth mbrojtjes së bimëve .
- Kontrollojë dhe pranojë lëndën e parë në depo dhe kujdesin e saj në depo
- Zbatojë rregullat e sigurisë teknike dhe të mjbrojtjes se mjedisit
- Organizojë punën dhe të mbaj ekonominë e fermës, mirëmbaj mjedisin e fermës.