Programi pilot 2012
TEKNOLOGJI USHQIMORE
Profili: Kuzhinier
Niveli I
Klasa 10-11
Niveli II
Klasa 12
PËRMBAJTJA
I. Korniza e kurikulit për lëmin “Teknologji ushqimore”, profili: Kuzhinier, Niveli I- ll
II. Modulet teorike dhe praktike profesionale
III. Normativi i moduleve profesionale teorike dhe praktike
a) Modulet teorike profesionale, kl. 10.
- Kimi e përgjithshme dhe inorganike
- Biologji aplikative
- Lënda e parë ushqimore
- Kimi analitike
b) Modulet praktike profesionale, kl. 10.
- Mbrojtja dhe siguria në punë
- Higjiena dhe mbrojtja e mjedisit
- Përdorimi dhe mirëmbajtja e paisjeve dhe stabilimenteve në industrinë ushqimore
- Operacionet themelore dhe zbatimi i teknikave eksperimentale në laboratorin e kimisë
- Pranimi dhe ruajtja e lëndëve të para ushqimore
- Përgaditja e lëndëve të para për përpunim
c ) Modulet e lëndëve teorike profesionale, kl. 11.
- Kimi analitike
- Kimi organike me biokimi
- Makinat dhe proceset teknike
- Mikrobiologji aplikative
- Teknologji ushqimore me prejardhje bimore
- Teknologji ushqimore me prejardhje shtazore
d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11.
- Përcaktimi i pH, lëndës së thatë dhe lagështisë me metoda të ndryshme.
- Metodat e përcaktimit sasior të substancave
- Analizat mikrobiologjike në laborator
- Përpunimi i drithërave
- Prodhimi i bukës nga lloje të ndryshme të miellit
- Prodhimi i makaronave dhe biskotave
- Përpunimi dhe konservimi i pemëve dhe perimeve
- Trajtimi termik i qumështit
- Prodhimet e fermentuara nga qumështi
- Pregatitja e prodhimeve të qëndrueshme nga mishi
- Pregatitja e ushqimeve nga kuzhina
e) Modulet e lëndëve teorike profesionale, kl. 12.
- Makinat dhe proceset teknike
- Mikrobiologji aplikative
- Kontrollimi dhe siguria e prodhimeve ushqimore
- Teknologjia e profesionit
- Monitorimi dhe organizimi i punës në kuzhinë
f) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12.
- Kontrollimi i cilësisë së prodhimeve nga kuzhina
- Përgaditja e sallatave
- Përgaditja e antipastave
- Përgaditja e supave
- Përgaditja e gjellërave prej peshqëve
- Përgaditja e gjellërave prej mishrave
- Përgaditja e gjellërave vegjetariane
- Përgaditja e garniturave
- Përgaditja e ushqimeve tradicionale nga kuzhina
- Përgaditja e torteve dhe deserteve
A. Korniza e programit mësimor për Lëminë “Teknologji ushqimore” , Profili:
Kuzhinier, Niveli I- II
I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin
1. Struktura e shkollimit
Arsimimi në lëmin mësimore “Teknologji ushqimore”, profili: Kuzhinier për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë.
– Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e Teknologjisë ushqimore. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.
– Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional në njërin nga profilet e lëmisë “Teknologji ushqimore”, që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për teknologji ushqimore, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.
Arsimimi në lëminë “Teknologji ushqimore” përmban përgatitjen për disa profile të ngushta të lëmisë të Teknologjisë ushqimore, siq janë: profili i furrtarisë, qumështarisë, përpunuesë i mishit, përpunues i pemëve dhe perimeve, kuzhinier.
Kurrikuli i Lëmisë “Teknologji ushqimore”, shkalla I dhe II është i strukturuar me lëndë dhe module mësimore, si më poshtë:
- grupi i lëndëve teorike të kulturës së përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.
- grupi i moduleve mësimore profesionale, teorike-praktike, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat e nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës.
2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit
Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Teknologji ushqimore është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe evropian;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e teknologjisë ushqimore;
- Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi
Shkollimin për “Teknologji ushqimore”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi.
Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla.
4. shkollimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i shkollimit për drejtimin “Teknologji ushqimore” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në njërin nga profilet ushqimore si: “Përpunues i qumështit’’, “Përpunues i mishit”, “Përpunues i pemëve dhe perimeve”, “Furrëtar”, “Kuzhinier”, të Nivelit II të.
Përfundimi me sukses i shkollimit për profilet e shënuara më lartë në në nivelin II, i lejon nxënësve hyrjen në testin e matures shtetrore, dhe pas përfundimit të saj me sukses, kanë të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar.
Mundësitë e punësimit
Shkollimi për “Teknologji ushqimore”, niveli I dhe II, u referohet punëve në industritë ushqimore, të cilat kryhen për përpunimin e lëndëve të para ushqimore. Nisur nga kjo nxënësi për Teknologji ushqimore i nivelit I dhe II mund të punësohet në industritë ushqimore që merren me përpunimin e mishit dhe prodhimeve nga mishi, peshkut, vezëve, qumështit, drithërave, miellit, pemëve, perimeve, në përgaditjen e ushqimeve nga kuzhina. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.
II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit
1. Kompetencat e përgjithshme
Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Teknologji ushqimore”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.
- Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më eficiente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.
- Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në vendimmarrje.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për një të nxënë që zgjat gjithë jetën.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet.
- Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundshme të karrierës profesionale për të bërë zgjedhje të përshtatshme të veprimtarive profesionale të ardhshme.
2. Kompetencat profesionale, niveli i I-rë
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në lëminë“Teknologji ushqimore”profili: Kuzhinier, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përgatit vendin e punës për pranimin e lëndëve të para ushqimore;
- Përzgjedh veglat, pajisjet dhe materialet e duhura për punë;
- Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës;
- Mbanë higjienën në repartet e përpunimit, paketimit dhe depozitimit të lëndëve të para,
- Pranon, klasifikon lëndët e para ushqimore;
- Përcakton cilësinë dhe sasinë e lëndëve të para ushqimore
- Largon lëndët e para që nuk i plotësojnë kriteret
- Pastron lëndët e para ushqimore për përpunim sipas kerkesave të prodhimit;
- Transporton (dergon) lëndët e para ushqimore për përpunim në repartet e industrive ushqimore;
- Kryen përpunimin parapërgatitorë të lëndëve të para ushqimore (drithërave, pemëve, perimeve, mishit, qumështit);
- Bën përpunimin e drithërave për përfitimin e miellit;
- Pregatitë dhe përpunon brumin për lloje të ndryshme të bukëve;
- Pregatitë dhe përpunon brumin për makarona dhe biskota;
- Prodhon lëngje nga pemët dhe perimet;
- Konservon pemët me sheqerosje;
- Prodhon salcën e domatës;
- Bën ftohjen, pasterizimin dhe sterilizimin e qumështitë;
- Pregatitë dhe përpunon qumështin për prodhim të kosit;
- Pregatitë dhe përpunon qumështin për prodhim të kremës dhe gjalpit;
- Ndan, klasifikon dhe grinë mishin e fresket;
- Pregatitë dhe përpunon mishin për prodhimin e sallameve, suxhukut;
- Pregatitë dhe përpunon mishin për prodhimin e proshutës;
- Pregatitë gjellëra prej peshku, mishi të kafshëve dhe shpezëve;
- Pregatitë gjellëra vegjetariane;
- Ambalazhon lëndët e para dhe prodhimet ushqimore;
- Deponon(ruan) lëndët e para dhe prodhimet ushqimore;
- Respekton standardet e profesionit;
- Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit;
- Përdor në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim ngritjen profesionale.
3. Kompetencat profesionale, niveli i II-të
Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit trevjeçar në lëminë“Teknologji ushqimore”profili: Kuzhinier, niveli II, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Përgatitë vendin e punës;
- Kryen inspektimin dhe marrjen e mostrave për analizë;
- Bën kontrollimin organoleptik të ushqimeve nga kuzhina
- Bën kontrollimin fiziko-kimik të ushqimeve nga kuzhina;
- Kryen ekzaminimin mikrobiologjik të ushqimeve nga kuzhina;
- Përgatitë lloje të ndryshme të sallatave sipas recepturave;
- Përgatitë lloje të ndryshme të antipastave sipas recepturave;
- Përgatitë lloje të ndryshme të supave;
- Përgatitë gjellëra prej peshqëve;
- Përgatitë gjellëra të ndryshme prej mishit;
- Përgatitë gjellëra të ndryshme vegjetariane;
- Përgatitë garnitura të ndryshme ushqimore;
- Përgatitë ushqime të ndryshme tradicionale nga kuzhina;
- Përgatitë lloje të ndryshme të torteve dhe deserteve.
- Zbaton rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.